Google ADS

Dyshohet për një vrasje të trefishtë në Suedi (FOTO)

08:39 | 8 Mars 2015
Arbresh.info

Policia suedeze ka njoftuar se po heton një rast të mundshëm të vrasjes së trefishtë në jugperëndim të vendit.

Sipas deklaratës të zëdhënësit të policisë Christer Fuksborga , tre persona nga të dy gjinitë janë të vdekur, ata janë gjetur afër spitalit në Uddevalla , në veri të Geteborgut raporton AP .

Fuksborg vuri në dukje se një nga viktimat është identifikuar por nuk dha asnjë detaj, duke sqaruar se të afërmit e viktimës ende nuk janë informuar për vdekjen e tij.

Zëdhënësi nuk pranoi të komentojë shkrimet e mediave suedeze që gjet në një makinë në parking dhe dy të tjerë në afërsi.

Nuk janë dhënë as informatë në lidhje se si janë vrarë tre njerëzit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale