Një i ri që dyshohet se po planifikonte të ndërtonte bomba artizane për të kryer një sulm ekstremist islamik është arrestuar në pjesën perëndimore të Gjermanisë, thanë autoritetet të enjten.
I dyshuari, emri dhe mosha e të cilit nuk u publikuan, u arrestua të martën në mbrëmje, thanë prokurorët në Koblenz. Ai akuzohet se po përgatiste një akt dhune serioze.
Prokurorët thanë përmes një deklarate se besojnë se ai u radikalizua përmes internetit dhe përhapi propagandë duke lavdëruar veprimet e grupit terrorist të vetëquajtur “Shteti Islamik”. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në tetor u gjetën dy bajoneta.
Hetuesit thonë se i dyshuari kishte planifikuar të ndërtonte bomba artizanale dhe t’i përdorte ato në një sulm. Ai mësoi në internet se si t’i ndërtonte bombat artizane, thanë prokurorët.
Një tjetër kontroll në shtëpinë e tij këtë javë zbuloi “vegla të tjera” të cilat mund të jenë siguruar për t’u përdorur në ndërtimin e një mekanizmi ndezës, shtuan ata.
Megjithatë, nuk ka të dhëna se i dyshuari kishte planifikuar të kryente një sulm të menjëhershëm. Hetuesit nuk gjetën asnjë eksploziv apo lëndë që mund të përdoren për shpërthimin.
Një gjykatës të mërkurën urdhëroi që i dyshuari të mbahet në paraburgim në pritje të ngritjes së një aktakuze të mundshme./ VOA
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit