Studiuesit e Universitetit të Columbias në New York kanë ngritur alarmin për shkrirjen e akullnajve.
Sipas të dhënave të publikuara, shkrirja e akullnajave në krahasim me 25 vjet më parë, që nga viti 2000 është dyfishuar.
Shkaku i shkrirjeve është rritja e temperaturës si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton albinfo.ch.
Shpejtësia e shkrirjes së akullnajave në Himalaje, është dyfishuar në krahasim me 25 vite më parë.
BBC-ja ka publikuar një studim të revistës “Science Advances”, ku hulumtuesit kanë krahasuar imazhet e satelitëve spiunë të periudhës së Luftës së Ftohtë dhe ato të viteve të fundit.
Sipas studiuesve është konstatuar se nga viti 1975 e deri në 2000 në vit mesatarisht janë shkrirë 4 miliardë ton akullnaja, ndërsa shpejtësia e këtij procesi mes viteve 2000 dhe 2016 është dyfishuar, duke arritur në rreth 8 miliardë ton.
Hulumtuesit nga Universiteti Colombia theksuan se shkaku i shkrirjeve është rritja e temperaturës, si pasojë e ndryshimeve klimatike..
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...