Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë gjatë një ceremonie diplomimi në një shkollë të mesme në Richmond, Virxhinia.
Viktimat janë një 18 vjeçar, i cili ishte maturant dhe babai i tij 36 vjeçar. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat e huaja.
Një i dyshuar 19-vjeçar është marrë në paraburgim, sipas shefit të policisë së Richmond.
Ai tha se policia beson se autori i dyshuar njihte të paktën një nga viktimat. Policia vendase nuk ka dhënë ende informacione të detajishme që lidhen me motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mbikëqyrësi i Shkollave Publike në Richmond, Jason Kamras tha se sulmi ndodhi në atë që “supozohet të jetë një ditë e gëzueshme kur fëmijët dalin në skenë dhe marrin diplomën”. /abcnews.al
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...