Të paktën dy njerëz kanë vdekur, mijëra fluturime janë anuluar apo shtyrë, dhe më shumë se një milion shtëpi kanë mbetur pa rrymë, për shkak të një stuhie të fuqishme të shoqëruar me breshër në lindje të Shteteve të Bashkuara (SHBA).
Viktimat janë një djalosh 15-vjeçar nga Kalifornia e Jugut, i cili vdiq pasi e zuri lisi derisa po dilte nga vetura e vet, dhe një burrë 28-vjeçar nga Alabama, i cili u godit nga vetëtima, raporton Zëri i Amerikës.
Paralajmërimi për tornado u bë në 10 shtete nga Tenesi deri në Nju Jork. Shërbimi Kombëtar i Motit (SHKM) tha se ky paralajmërim mbulon 29.5 milionë njerëz.
Të hënën, më shumë se 2.600 fluturime u anuluan dhe gati 7.900 u vonuan.
Në Marilendë, SHKM lëshoi alarm për paralajmërimin e vështrimeve të martën.
Mediat amerikane raportuan se kulmet e shumë shtëpive u shkatërruan plotësisht nga stuhia në disa shtete, e cila rrëzoi lisa dhe shtylla elektrike./rel
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...