Një sasi e madhe e produkteve ushqimore për fëmijë përmbajnë kimikate të rrezikshme, është zbuluar në një hulumtim, transmeton arbresh.info.
Produktet u zbulua se përfshijnë arsenik, plumb, kadmium dhe akrilamid në një test të kryer nga The Clean Label Project, një organizatë jofitimprurëse që avokon transparencën e konsumatorit.
Ata përdorën të dhënat e Nielsen për të analizuar 530 pjesë të ndryshme, drithëra, formula dhe pije që ishin blerë në pesë muajt e fundit, raporton TheIndependent.
Nga produktet e analizuar, studiuesit zbuluan se 65 përqind përmbajnë arsenik, 58 përqind përmbajnë kadmium, 36 përqind përmbajnë plumb dhe 10 përqind përmbajnë akrilamid.
80 përqind e mostrave të formulës foshnjore u gjetën gjithashtu të përmbajnë arsenik, një toksinë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e lidhë me një numër çështjesh shëndetësore si sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe kancerin./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...