Dy oficerë të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) janë vrarë si pasojë e rrjedhjes së gazit në provincën qendrore Isfahan, njoftoi të enjten qendra rajonale e IRGC-së, al-Zaman.
Dhjetë njerëz të tjerë u dërguan në spital pasi pësuan lëndime gjatë incidentin në punishten e IRGC-së mbrëmjen e 28 gushtit, thuhet në njoftim.
Al-Zaman nuk tregoi nëse ata vdiqën si pasojë ndonjë shpërthimi apo thithjes së gazit.
Ajo i identifikoi oficerët e vrarë si kapiten Mojtaba Nazari dhe nënkolonel Mukhtar Morshidi.
Në njoftim nuk u bë e ditur se çfarë aktivitetesh po zhvilloheshin në punishtet ku ndodhi incidenti. Nuk dihet po ashtu se ku ndodhet kjo punishte saktësisht.
Autoritetet iraniane zakonisht japin pak informata për incidente të tilla.
Ky njoftim vjen në një kohë kur tensionet rajonale janë të larta, pas vrasjes së Ismail Haniyehut më 31 korrik në Teheran.
Irani e ka akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyehut, i cili ishte lider politik i Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli nuk e ka pranuar e as mohuar përgjegjësinë për vdekjen e Haniyehut.
Më 19 prill, Izraeli e kreu një sulm të kufizuar ajror ndaj një objekti të mbrojtjes në qytetin Isfahan, duke i nxitur kundërajrorët iranianë të hapin zjarr.
Në shënjestër të sulmit izraelit ishte një sistem i radarëve të mbrojtjes ajrore, ndërsa pamjet satelitore sugjeruan se një bateri e raketave tokë-ajër u godit.
Izraeli e kreu atë sulm si përgjigje ndaj një sulmi iranian raketor dhe me dronë në Izrael, i cili ishte nxitur nga një sulm izraelit në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë./rel
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari