Ndodh edhe kështu. Dy binjakë kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme … 15 minuta larg njëri-tjetrit.
Është historia e dy binjakëve: Alfredo Antonio Trujillo dhe Aylin Yolanda Trujillo. E para erdhi në jetë në orën 23.45 më 31 dhjetor 2021, ndërsa e dyta në mesnatën e 1 janarit 2022. Ndodhi në spitalin e Qendrës Mjekësore Natividad në Kaliforni.
Përafërsisht 120,000 lindje binjake ndodhin në Shtetet e Bashkuara çdo vit. Megjithatë, mundësia që binjakët të lindin në vite të ndryshme është një në dy milionë.
“Për mua është çmenduri që janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha mami Fatima Madrigal.
“Kjo ka qenë sigurisht një nga pjesët më të paharrueshme të karrierës sime. Ka qenë një kënaqësi e vërtetë t’i ndihmoja këta të vegjël të vijnë në botë shëndoshë e mirë në 2021 dhe 2022. Çfarë mënyre fantastike për të filluar vitin e ri!” Komentoi Ana Abril Arias, mjeke e Grupit Mjekësor Natividad./gsh/
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...