Dy shtetas britanikë, përfshirë një 18-vjeçar vdiqën sot kur aeroplani i vogël me të cilin po udhëtonin u përplas me një avion tjetër në jug të Francës.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në mesditën e sotme në malin e lartë të Maddalenas, mbi kufirin alpin me Italinë, transmeton portali arbresh.info.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan rrënojat e një prej avionëve që kishin rënë mbi një lis.
Piloti i avionit tjetër që po udhëtonte i vetëm ka arritur të shpëtojë dhe thuhet të jetë në gjendje të mirë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me viktimat./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...