Duterte thotë se disa nga kushërinjtë e tij i janë bashkuar ISIS-it

17:02 | 4 Janar 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka zbuluar se disa nga kushërinjtë e tij i janë bashkuar Shtetit Islamik, ndërsa ai është zotuar se ‘nëse do të takohen’ do t’i largojë ata nga grupi terrorist.

Lideri i cili ka tronditur opinion botëror më një goditje vdekjeprurëse për drogë në vendin ka paralajmëruar se ‘ISIS mund të jetë kudo’, transmeton arbresh.info.

Ai është zotuar se do të veprojë ashpër kundër ISIS-it nëse ‘i takon ata me ndonjë cep’.

“Të jem i sinqertë, disa nga kushërinjët e mi i janë bashkuar ISIS-it”, ka thënë ai për Rappler.

Duterte është kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara për ‘luftën kundër drogës’ , ku vetëm për 6 muaj janë vrarë rreth 6 mijë persona./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale