Manekenja ukrainase Ana Durickaja , e cila ishte në shoqëri të politikanit rus Boris Nemtsov i cili u vra, ka thënë se nuk e ka parë vrasësin por vetëm veturën e tij.
Ajo në një deklaratë për një stacion televiziv në Rusi ka thënë se nuk kishte parë asgjë të dyshimtë para vrasjes, e po ashtu tha se nuk ka arritur ta shoh as vrasësin.
“Jam kthyer dhe gjithë qka kam parë është vetura me ngjyrë të ndritshme. Nuk kam mundur ta marr as llojin e as targat sepse vetura ka ikur shpejt nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Durickaja .
Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar vrasjen e Nemtsovit, dhe në xhirim shihen momente para dhe pas vrasjes, por jo edhe momenti i vrasjes.
Serbët kërkojnë zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-i...
Protestuesit në Leposaviq gjuajnë me pelena ushtarët e KFOR-...
Putini nënshkruan ligjin që lejon zgjedhjet në rajonet e pus...
KFOR-i: Po punojmë për zbutjen e situatës në veri
Alarme për bomba në 75 shkolla të Serbisë
Vitia takohet me Szunyog, diskutuan për investimet në shënde...