Kryeministri britanik Keir starmer ka konfirmuar se qeveria e tij planifikon të vendosë rregulla më të ashpra për sa i përket duhanpirjes në mjedise të hapura në mënyrë që të reduktohet numri i vdekjeve të parandalueshme që kanë lidhje me përdorimin e duhanit.
Nga Franca, pasi të takohej me presidentin Emanuel Macron, Starmer tha se nevojiteshin masa konkrete për të ulur barrën me të cilën po përballet shërbimi kombëtar shëndetësor i vendit. Nën planet që qeveria po shqyrton mund të ndalohet duhanprija në kopshtet publike, restorantet e hapura, mjediset jashtë spitaleve dhe në ato sportive.
Ekspertët e shëndetësisë ndërkohë kanë mirëpritur planet, por disa ministra kanë ngritur shqetësimin për ndikimin që atom und të kenë tek sektori i shërbimeve. Në Mbretërinë e bashkuar, duhanpirja është i vetmi shkak i madh i parandalueshëm i vdekjeve, nga i cili humbin jetën 80 mijë persona në vit./rtsh/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...