Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’i “mbajnë duart larg” Sirisë, sepse Turqia ka kapacitetin dhe aftësinë për të shkatërruar të gjitha organizatat terroriste në atë vend, përfshirë grupin militant kurd dhe Shtetin Islamik.
Gjatë një fjalimi në parlament, Erdogan tha se grupi militant kurd YPG është problemi më i madh në Siri pas përmbysjes së ish-presidentit Bashar al-Assad, raportoi Reuters.
Ai shtoi se grupi “do ta shohë fundin e tij” nëse nuk i dorëzon armët .
Ai tha gjithashtu se nëse Turqia, nëse Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit injoron thirrjen e liderit të saj Abdullah Ocalan për të lënë armët, ajo do të arrijë qëllimin e saj për eliminim “në një mënyrë tjetër”./euronews
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...