Sipas dokumenteve të qeverisë amerikane, Forcat Ajrore dhe Marina e SHBA kanë blerë dronë të prodhimit kinez për t’u përdorur nga forcat elitë edhe pse Pentagoni e kishte ndaluar përdorimin e tyre për shkak të shqetësimeve për sigurinë në internet.
Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Mike Andrews i tha Zërit të Amerikës se dronët ishin blerë me leje të posaçme si përjashtim nga vendimi i Departamentit të Mbrojtjes, për shkak të nevojave të ngutshme.
Në një memorandum të datës 23 maj 2018, të nxjerrë nga Zëvendës Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Pat Shanahan, Pentagoni vendosi ndalimin e blerjes dhe përdorimit të të gjithë dronëve komercialë, për shkak të problemeve me sigurinë kibernetike.
Një vit më parë, Ushtria amerikane, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe anëtarë të Kongresit kishin paralajmëruar se kompania kryesore në tregun e dronëve Da Jiang Innovations (DJI) mund të ndihmojë qeverinë kineze për të spiunuar në dëm të Shteteve të Bashkuara.
“Ne dimë që shumë prej informacioneve dërgohen prej tyre në Kinë, prandaj nuk mund t’ përdorim,” u tha gazetarëve në Pentagon muajin e kaluar Ellen Lord, nën sekretare e mbrojtjes.
Sidoqoftë, urdhrat e blerjeve të finalizuara në gusht dhe nëntor 2018 tregojnë se Marina shpenzoi rreth 190 mijë dollarë dhe Forcat Ajrore 50 mijë dollarë për dronë të prodhuar nga DJI.
Forcat Ajrore blenë 35 dronë të tipit Mavic Pro Platinum, ndërsa Marina një numër ende të paditur dronësh të serisë “Inspire”, të gjitha prodhime të firmës kineze DJI.
Porositë për blerjen e dronëve në vitin 2018, dokumentet e të cilave u siguruan nga VOA, duket se janë për disa nga operacionet më sekrete të ushtrisë amerikane, përfshirë ekipet speciale taktike të Forcave Ajrore dhe ekipet speciale të Marinës, SEAL.
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026