Punimet po shkojnë drejt fundit në godinën historike të Katedrales Notre Dame në Paris. Gurët dhe dyshemeja prej mermeri janë restauruar, statujat e para janë instaluar dhe zanatçinjtë do të përfundojnë së shpejti shtizën në majë të kupolës.
Punimi në pikturë i Virgjëreshës Mari dhe fëmijës së saj, i realizuar në shekullin XIX nga arkitektja Viollete le Duc, sapo është rikthyer në pozicionin e saj origjinal.
“Kjo kreshtë peshon 270 kilogramë, pak a shumë; ndaj kemi elementë të shumtë: pjesën finale, që është dhe pjesa më e madhe, si dhe gozhdët që janë pjesa më e vogël. Kemi ende katër operacione për të përfunduar dhe jemi në fund të procesit”, deklaroi Sinkron William Bloy, shef i ekipit të punëtorëve.
Megjithatë, katedralja pritet të rihapet për publikun vetëm më 8 dhjetor, që do të thotë se spektatorët që do të vizitojnë qytetin për Lojërat Olimpike nuk do të mund ta shohin strukturën e mrekullueshme.
Pas zjarrit në prill të 2019-s, presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se godina historike do të restaurohej brenda 5 vitesh./euronews.al
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...