Donald Tusk është ‘ikonë e marrëzisë’, thotë Ministri i Jashtëm polak

BRUSSELS, BELGIUM - DECEMBER 18: European council president, Donald Tusk speaks to the media after The European Council Meeting In Brussels held at the Justus Lipsius Building on December 18, 2015 in Brussels, Belgium. European leaders are meeting to discuss David Camerons proposed EU reforms, as well as focussing on the migrant crisis, the fight against terrorism and climate change. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

21:53 | 3 Janar 2017
Trina Galanxhi

“Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, është ikonë e së keqes dhe e marrëzisë”, ka tnënë Ministri i Jashtëm polak Witold Waszczykowski.

Ai përmes një interviste për një radio polake tha se Tusk duhet të qëndrojë ‘larg’ nga vendi i tij, duke shtuar se deri në maj ai duhet të ndryshojë qëndrimin e tij karshi Polonisë, transmeton arbresh.info.

“Ne jemi një vend që dëshiron të jetë me të vërtetë aktiv në diksutimet mbi të ardhmen e BE-së, Brexit dhe mbi marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Evropën, por për këto Tusk nuk ka bërë asgjë për të na ndihmuar”, ka thënë ai.

“Tusk është ikona e së keqes dhe e marrëzisë”, ka theksuar ai.

Tusk, ish-kryeministri i Polonisë, në prag të Vitit të Ri ka uruar për një ‘atdhe pa të keqe dhe marrëzi’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale