Donald Trump sapo është shfaqur për herë të parë sot, në ditën e inagurimit të tij.
Në përputhje me traditën amerikane, presidenti i zgjedhur po merr pjesë në një shërbesë private në kishën e Shën Gjonit në Uashington, përpara se të betohet më vonë.
Sipas fotove, Trumpit i është bashkuar edhe gruaja e tij dhe së shpejti Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, shkruan skynews.

Midis atyre që morën pjesë në shërbesë janë edhe zëvendëspresidenti i ardhshëm JD Vance me gruan e tij Usha Vance dhe anëtarët e familjes së ngushtë të Trump.

Ndryshe, janë publikuar edhe disa pamje të tjera brenda kishës.
Raportohet se përkrah presidenti të ri të SHBA-ve janë edhe miliarderët e teknologjisë, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos, si dhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. /Telegrafi/

Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër