Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka treguar një ngjarje që beson se ka ndodhur të dielën.
Trump pohon se disa raketa kanë goditur ambasadën amerikane në Bagdad të Irakut, transmeton Telegrafi.
Sipas të parit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prapa këtyre sulmeve qëndron shteti i Iranit.
“Ambasada jonë në Bagdad u godit të dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të lëshohen. Merrni me mend se nga ishin: IRANI”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.
“Tani dëgjojmë biseda sulmesh shtesë kundër amerikanëve në Irak … Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë”, përfundoi Trump.


Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...