Dhjetëra senatorë Republikanë kanë nominuar presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019, duke thënë në një letër që ai meriton njohjen për përpjekjet e tij për paqe në gadishullin korean.
18 Republikanët ia nisën letrën komitetit norvegjez të Nobelit duke thënë që Trump duhet të marrë “Çmimin Nobel për Paqe si njohje të punës së tij për t’i dhënë fund Luftës Koreane, denuklearizim të gadishullit korean dhe sjelljen e paqes në rajon”.
Letra, që daton të mërkurën është udhëhequr nga Përfaqësuesi i Indianës, Luke Messer, transmeton portali arbresh.info.
Ka pak rregulla që qeverisin se cilët mund të emërohen për shpërblimin – anëtarët e organeve legjislative kombëtare, profesorët dhe fituesit e mëparshëm të çmimit janë midis disa kategorive të pranueshme.
Komiteti ka pranuar 330 nominime për çmimin e vitit 2018, që do të shpallet më vonë këtë vit./Arbresh.info/
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...