Donald Trump ka kërcënuar kompaninë e makinave Toyota, e cila ka planifikuar të ndërtojë një fabrikë në Meksikë.
Presidenti i zgjedhur në SHBA ka paralajmëruar se ai do të godasë ‘me rritje taksash’ kompaninë nëse ajo planifikon të ndërtojë fabrikë jashtë kufijve, transmeton arbresh.info.
Prodhuesit e automjeteve kanë filluar të ndjejnë presionin e presidentit Trump, pas alulimit të planeve të kompanisë Ford për ndërtimin e fabrikës në Meksikë.
“Toyota Motor do të ndërtojë fabrikë të re në Baja, Meksikë për të ndërtuar makina Corolla për SHBA-të. Në asnjë mënyrë!”, ka shkruar ai në Tëitter. “Ndërtoni fabrika në SHBA ose do të paguani taksa të mëdha.”
Toyota ka reaguar duke siguruar se ndërtimi i fabrikës në Guanajato nuk do të thotë largim i punës për punëtorët në SHBA.
“Toyota pret që të bashkëpunojë me administratën e Trump në mënyrë për t’i shërbyer interesit të konsumatorëve dhe industrisë së automobilave”, ka thënë zëdhënësi i Toyota,Scott Vazin./Arbresh.info
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...