Një politikan i lartë suedez ka denoncuar komentet e Donald Trumpit në lidhje me politikën e emigracionit të vendit të tij, duke thënë se më shumë ka pasur vrasje në Orlando sesa në krejt Suedinë gjatë vitit të shkuar.
Trump ka shkaktuar zemërim dhe hutim gjatë fundjavës, në një tubim në Melbourne, Florida dhe foli me egërsi për ato që kishin ndodhur “natën e kaluar”, transmeton portali arbresh.info.
Kur bota filloi të pyeste atë se ku po referohej, ai pranoi se ishte duke folur për një raportim të Fox News.
Sot, Trump ka shkruar në Twitter: “Lërini të qetë publikun – Mediat me LAJME të RREME po tentojnë të thonë që shkalla e lartë e emigracionit në Suedi është duke funksionuar për bukur. Nuk është!”.
Por ish kryeministri Carl Bildt i është përgjigjur, duke thënë se ka dy herë më shumë vrasës në Florida, vendi nga ku Trump kishte folur krahasuar me tërë Suedinë./Arbresh.info
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...