Zëvendës ministri i jashtëm i Koresë Veriore Han Song Ryol ka akuzuar Trumpin se po ndërton një cikël vicioz të tensioneve në Gadishullin Korean përmes ‘cicërimave’ agresive.
Ai ka thënë: “Ne do të shkojmë në luftë nëse ata zgjedhin kështu”, transmeton portali arbresh.info.
Komentet e tij vijnë vetëm disa orë pasi një anëtar i administratës së Trumpit mohoi raportet ku pretendohej se SHBA ishte duke përgatitur një sulm për të ndaluar testimet bërthamore gjatë fundjavës.
Koreja e Veriut fajëson Trumpin dhe SHBA-të për rritje të tensioneve, sipas Han, i cili citoi lojërat e luftës SHBA-Koreja e Jugut, vendosjen e avion mbajtësit amerikan në gadishull, si dhe cicërimit e presidentit amerikan se Veriu po ‘kërkon telashe’./Arbresh.info
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...