Policia iraniane paralajmëroi se do të përballet me gjithë fuqinë që ka me protestat e udhëhequra nga gratë, të cilat shpërthyen gati dy javë më parë, pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares, Mahsa Amini.
Zyrtarët thanë se 60 persona kanë vdekur gjatë protestave, por grupi Iran Human Rights thotë se të paktën 76 persona janë vrarë që nga nisja e protestave.
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Teheranit të përmbahet nga përdorimi i “forcës së panevojshme ose joproporcionale” kundër protestuesve.
Më 26 shtator, zyrtarët iranianë thanë se kishin arrestuar mbi 1.200 persona, përfshirë ata kishin aktivistë, avokatë dhe gazetarë.
Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 12 ditë me radhë./euronews
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...