Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më 8 prill do të udhëtojë në Rusi për të marrë pjesë në takimin e 8-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Rusisë.
Siç bën të ditur Presidenca e Turqisë, në takimin e 8-të të këtij Këshilli, të cilin do ta kryesojnë presidentët Erdogan dhe Putin, do të marrin pjesë edhe ministra dhe zyrtarë tjerë nga të dy vendet.
Gjithashtu theksohet se gjatë takimit në fjalë, do të ketë një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, por temë e bisedimeve do të jenë edhe çështjet rajonale dhe globale.
Pjesë e diskutimeve mes tyre do të jetë edhe blerja e raketave ruse nga Turqia, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së. Në takim pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dypalëshe.
Në kuadër të takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, Erdogan dhe Putin do të takojnë edhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit nga të dy vendet./gsh/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026