Djali i presidentit amerikan, i cili e mban të njëjtin emër si të babait, shkoi në kampusin e Universitetit të Kalifornisë duke shpresuar se do ta dëshmojë atë që e kishte shkruar në libër, se e majta e mbushur me urrejtje në Amerikë është shumë e vendosur që t’ia mbyllin gojën atij dhe të gjithëve që e përkrahin presidencën e Trump-it.
Megjithatë, paraqitja e tij iu kthye bumerang kur vetë përkrahësit e tij e ngritën zërin në shenjë proteste për shkak se autori i librit nuk kishte pranuar të marrë pyetje nga personat e pranishëm. Kështu, ai u detyrua të largohej pas 20 minutash, ndonëse tubimi për promovimin e librit ishte planifikuar për të zgjatur dy orë.
Audiencës prej 450 personave i ishte thënë se nuk mund të shtrojnë pyetje për shkak të kohës së kufizuar. Fillimisht, djali i presidentit dhe e dashura e tij u përpoqën ta injorojnë pakënaqësinë e personave të pranishëm, por brohoritjet nuk u ndalën.
Ky incident e ka vënë në pah përçarjen e së djathtës konservatore që e përkrah presidentin amerikan. Pakënaqësitë janë më të mëdha në mesin e aktivistëve të rinj.
Donald Trump Junior është fëmija më i madh i presidentit amerikan, të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka me gruan e parë, ish-modelen me prejardhje çeke, Ivana Marie Trump, shkruan “The Guardian”.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...