Aborixhinët dhe dhjetëra mijëra persona kanë organizuar protesta nëpër vende të ndryshme të Australisë kundër festimit të “Ditës së Australisë”, e cila shënon arritjen e flotës së parë britanike në këtë vend më 26 janar të vitit 1788, duke e quajtur atë si “Dita e Invazionit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Dita e Australisë, e cila është festë shtetërore dhe shënohet me aktivitete të ndryshme çdo vit më 26 janar, këtë vit u shoqërua me protesta masive.
Të mbledhur para Parlamentit Federal të Victorias në Melburn protestuesit brohoritën slogane si dhe mbanin pankarta me mbishkrime si “Gjithnjë ishte vend i aborixhinëve, gjithnjë do të mbetet i tillë”, “Nuk ka krenari me gjenocid”, “Të ndryshohet historia”, “Tokë e vjedhur”, “Pse e festoni gjenocidin” dhe “Hiqeni Ditën e Australisë”.
– “Për ne çdo herë është ditë e invazionit”
April Day, nga grupi Luftëtarët Aborixhinë, në deklaratën për AA tha se protestën janë duke e organizuar jo vetëm për të protestuar kundër Ditës së Australisë, por në të njëjtën kohë edhe për mbrojtjen e të drejtave të aborixhinëve.
“Dita e Australisë për ne është ditë e invazionit, çdo herë do të mbetet ashtu. Ne nuk dëshirojmë ta ndryshojmë këtë ditë, por ta heqim plotësisht”, tha ajo.
“Dita e Australisë”, arritja e flotës së parë britanike në këtë vend më 26 janar të vitit 1788, shënohet me ceremoni zyrtare.
Aborxhinët dhe mbështetësit e tyre kërkojnë që kremtimet e Ditës së Australisë të tërhiqen plotësisht ose të kremtohen ndonjë ditë tjetër, duke theksuar se që nga data e arritjes së flotës britanike është kryer gjenocid ndaj aborixhinëve, popullatës indigjene të Australisë.
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...