Sot është shënuar dita e 11-të e protestave në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsha Amini vazhdojnë, me gra që presin flokët dhe protestojnë kundër mbajtjes së detyrueshme të hixhabit në Iran.
“Sipas informacioneve nga Human Rights, të paktën 76 persona janë vrarë në protestat në 14 provinca të vendit”, tha OJQ-ja në një deklaratë, duke sqaruar se “gjashtë gra dhe katër fëmijë” ishin në mesin e viktimave, shkruan bbc.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte kërkuar të shtunën e kaluar nga forcat e sigurisë që të reagojnë “me vendosmëri kundër atyre që dëmtojnë sigurinë dhe paqen e vendit dhe popullit”.
Protestat nisën më 16 shtator, ditën kur vdiq Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua më 13 shtator në Teheran./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...