Një parti opozitare saudite tha se një nga anëtarët themelues të saj u vra në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Partia e Asamblesë Kombëtare (National Assembly Party) tha se anëtari themelues Manea Al-Yami u vra në “rrethana të komplikuara”.
“Pas lajmit për vrasjen (atentatin), partia është përpjekur të verifikojë detajet e rastit dhe motivet e vrasjes”, thuhet në deklaratë. “Partia qysh tani i mban përgjegjëse autoritetet saudite për këtë vrasje sepse me veprimet e veta i detyron qytetarët e këtij vendi të jetojnë në mërgim dhe të banojnë në mjedise të rrezikshme, të pasigurta vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike ose kërkesave të tyre për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.
Forcat Libaneze të Sigurisë së Brendshme lëshuan një deklaratë duke thënë se disidenti saudit u vra të shtunën në mbrëmje nga dy vëllezërit e tij të cilët e goditën me thikë për vdekje në Dahiyeh në periferinë jugore të Bejrutit kryeqytetit Libanez njofton Washington Post.
“Dy vëllezërit janë në paraburgim dhe kanë pranuar se kanë vrarë Al-Yamin për “arsye familjare”, thuhet në deklaratën e policisë lokale.
Për disa muaj, mbushen katër vite nga vrasja e gazetarit disident Jamal Khashoggi. Më 2 tetor 2018, Khashoggi hyri në konzullatën Saudite në Stamboll, për tu pajisur me dokumente personale duke mos ditur se mbrenda po e priste ekipi i vrasësve saudit që kryen një vrasje makabre duke zhdukur trupin e tij. /arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...