Së paku 35 njerëz u lënduan pasi një fluturim i kompanisë Air Canada kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri.
Aeroplani, me 284 njerëz në bord, po udhëtonte nga Vankuver për në Sidnej, por u desh të devijonte në Havaji.
“Avioni Beoing 777-200 hasi në turbulencë të papritur ajri, rreth dy orë larg Havajit”, tha kompania ajrore shkruan REL
Turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë.
Ajo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen.
Ajo nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar konvencional.
Kompania Air Canada tha se stafi mjekësor i ka kontrolluar të lënduarit me të arritur në aeroportin Honolulu.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...