Rreth 50 punëtorë besohet të jenë të bllokuar nën tokë në minierën e Zasyadko.
Dhjetra minatorë janë bllokuar nëntokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në bastionin lindor te Ukrainës, ekipet e shpëtimit thane se shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta.
Zyrtarët e minierës thanë se shpërthimi i se premtes nuk kishte e lidhje me luftën mes rebelëve dhe forcave qeveritare ukrainase qe po ndodhte aty pranë. Kiev akuzoi separatistët se kishin penguar qasjen e ekipit të shpëtimit.
Jashtë portave të minierës Zasyadko, rreth 30 të afërm pritnin për informacion në lidhje me të mbijetuarit. Një minator i plagosur në këtë shpërthim shihej se fytyra e tij ishte e mbuluar me gërvishtje dhe një krah i varur i palëvizshëm si rezultat i një klavikulë të thyer.
Minator, Sergei Baldayev, tha se pesë trupa ishin marrë deri tani pas shpërthimit.
Motra e një minator i cili ishte brenda në kohën e shpërthimit, Alexei Novoselsky, ishte në lot. “Më thuaj, a ka të mbijetuar? Pse po fshehin të vërtetën” tha ajo, nderkohe që një shpëtimtar lokal u përpoq ta qetësonte.
Ende nuk ka shumë informacione mbi situatën e minatorëve të bllokuar brenda minierës. Në zonën e Donetskut raportohet se nuk ka patur luftime gjatë ditëve të fundit, ndonëse aty janë zhvilluar luftime të ashpra mes rebelëve separatistë dhe trupave qeveristare të Kievit.
Donetsk ka qenë skenë e luftimeve të ashpra midis separatistëve pro-Rusi, të cilët kontrollojnë rajonin, dhe forcave të qeverisë në Kiev. Një armëpushim ka ulur ndjeshëm dhunën në javën e fundit.
Ekonomia e Ukrainës ka pësuar një dëm të madh që prej nisjes së konfliktit në prill të vitit të kaluar dhe minierat e qymyrit vazhdojnë punën në zonën në lindje të Ukrainës. Para zhvillimit të konfliktit aksidentet në minierë kanë qenë të zakonshme për shkak të standarteve të ulëta të sigurisë.
BBC: Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë
Bugajski për tensionet në veri: Kemi pritur qasje më të menç...
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do t...
Tottenham refuzon ta shes Kane te United
Humb jetën turisti gjerman në Shqipëri
Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Ko...