Dhjetëra persona janë arrestuar në protestat e organizuara në disa qytete në Rusi, ku protestuesit po bëjnë thirrje që presidenti Vladimir Putin, të mos garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Policia ka arrestuar të paktën 30 persona në Shën Petersburg, një nga 32 qytetet ku sot po mbahen protesta.
Të paktën 16 persona të tjerë raportohet se janë arrestuar në Kemerovo, ndërkaq organizatorët e protestës kanë thënë se të arrestuar ka edhe në qytetet Izhevsk dhe Gorno-Altaysk.
Sloganet kryesore të kësaj proteste janë “Jemi lodhur nga ai” dhe “Mjaft”.
Këto protesta janë organizaur nga lëvizja pro-demokratike “Open Russia” që është themeluar nga kritiku i Kremlinit, njëherësh ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky. /REL
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin