Bombardimet nga forcat siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në rajonin e kontrolluar nga rebelët jashtë Damaskut, thonë aktivistët.
Të paktën 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë u vranë në sulmet ajrore dhe raketat, bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info
Grupi me bazë në Britani tha se 470 njerëz janë plagosur, disa në gjendje kritike.
Duke kërkuar që të ndalohen bombardimet, zyrtarët e OKB-së thonë se situata është duke dalë jashtë kontrollit.
Gati 400 mijë njerëz jetojnë në Ghoutan Lindore, që është nën rrethim që nga viti 2013.
Ushtria besohet që është duke u përgatitur për ofensivë tokësore./Arbresh.info/
Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik
Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjed...
Nga Armenia në Shkup, Kurti arrin në Maqedoninë Veriore
Arsenali kalon në epërsi ndaj Atletikos në fundin e pjesës s...
Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos ...
Britania e Madhe riafirmon mbështetjen për KFOR-in