Dhjetë persona kanë vdekur në brigjet e Adriatikut, në qendër të Italisë, për shkak të motit të keq gjatë natës, kanë thënë autoritetet.
Agjencia e lajmeve, ANSA, ka cituar mbrojtjen civile të ketë thënë se dhjetë njerëz kanë vdekur në Ankona të rajonit Marke, dhe se disa të tjerë janë të zhdukur, përfshirë një fëmijë.
Udhëheqësi i rajonit Marke, Francesco Acquaroli, ka thënë në Facebook se ai është duke ndjekur “zhvillimet për këtë krizë meteorologjike shumë serioze, që ka goditur rajonin tonë, si dhe operacionet e shpëtimit”.
Të enjten, autoritetet për mbrojtje civile i kanë paralajmëruar banorët që të strehohen në rajone më të larta, për shkak të rrezikut nga përmbytjet./euronews.al/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...