Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 63 raportohen të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Nepal. Dhjetëra kanë vdekur në Nepal që nga mesi i qershorit pasi shirat e rrëmbyeshëm të musonit shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Të premten, autoritetet mobilizuan ushtrinë dhe policinë për të kërkuar për 63 personat e zhdukur, pas rrëshqitjes së dheut në lumin Trisuli në orët e para të mëngjesit.
Nga 66 personat që transportonin dy autobusët në total, vetëm tre pasagjerë arritën të shpëtonin. Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 91 viktima në Nepal që nga mesi i qershorit./abcnews/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...