Dhjetë persona janë konfirmuar si të vdekur, pas një shpërthimi të fuqishëm në një stacion për karburante në qarkun Donegal të Irlandës.
Shpërthimi ka ndodhur në pasditen e së premtes.
Policia irlandeze ka thënë se tri viktima janë konfirmuar të premten, ndërsa të tjerat të shtunën.
Tetë persona janë dërguar në spital, pas shpërthimit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit është thënë se janë duke vazhduar.
Shpërthimi ka shkatërruar ndërtesën e stacionit dhe një ndërtesë banimi në afërsi.
Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, e ka konsideruar incidentin si “tragjedi të papërshkrueshme”.
“I gjithë kombi është i shokuar me atë që ka ndodhur”, ka thënë ai./rel/
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë