Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor

16:52 | 23 Mars 2026
E.G

Votuesit italianë kanë hedhur poshtë një reformë gjyqësore kontroverse nga kryeministrja e krahut të djathtë, Giorgia Meloni, në një referendum që shihet si një provë kyçe për lidershipin e saj, sipas parashikimeve nga transmetuesi italian RAI.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që bazohet te televizioni shtetëror italian, RAI, nga pothuajse një e treta e qendrave të votimit të numëruara, 54,42 për qind e votuesve kanë votuar “Jo” dhe 45,58 për qind kanë votuar ”Po”.

Këto rezultate bazohen në numërimin e votave nga më shumë se 17 000 nga 61 533 qendrat e votimit.

Qeveria e krahut të djathtë e Melonit dëshironte të ndryshojë Kushtetutën e Italisë për të ndarë rolin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe për të reformuar trupin mbikëqyrës të tyre.

Referendumet në Itali mund të jenë politikisht të rrezikshme. Në vitin 2016, kryeministri i atëhershëm, Matteo Renzi, vuri bast karrierën e tij në një reformë kushtetuese që votuesit e refuzuan, duke rrëzuar Qeverinë e tij.