Parlamenti estonez hodhi sot poshtë një mocion mosbesimi të opozitës kundër ministrit të Brendshëm, Mart Helme, themelues dhe lider i partisë së ekstremit të djathtë EKRE, i cili e kishte cilësuar si “arkëtare” kryeministren finlandeze.
Numri i votave pro për mocion mosbesimin ka qenë 44, ndërkohë që duheshin 55 vota që ai të miratohej.
Opozita estoneze depozitoi sot një mocion mosbesimi kundër ministrit të Brendshëm, Mart Helme, lider i partisë së ekstremit të djathtë EKRE, për fyerje dhe për cilësimin si “arkëtare” të kryeministres finlandeze.
Shefja e formacionit kryesor të opozitës, partia e Reformës, Kaja Kallas deklaroi për televizionin publik, ERR që mocioni që kërkon largimin e Helmes nga qeveria kishte mbështetjen e anëtarëve të partisë social-demokrate (opposition) por gjithashtu dhe të një parlamentareje të Isamaa-s, një parti konservatore të koalicionit tripalësh në pushtetin e drejtuar nga kryeministri Juri Ratas, i partisë së Qendrës.
“Mart Helme ka dëmtuar disa herë reputacionin e shtetit estonez dhe nëse ne e lëmë në postin e ministrit ai mund të dëmtojë akoma më shumë Estoninë dhe ne do të jemi të mbuluar akoma më shumë nga turpi”, theksoi Kallas.
“Nuk bëhet fjalë për të gjykuar koalicionin apo qeverinë, por vetëm një ministër”, shtoi ajo.
Të dielën, gjatë një interviste për një radio të partisë së tij, Helme vuri në dyshim kapacitetin e social-demokrates Sanna Marin (34 vjeçe, kryeministrja më re në botë) për të drejtuar Finlandën./eexpres/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...