Bisedimet mes kongresistëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish për herë të dytë brenda pak muajve.
Pjesëmarrësit e këtyre bisedime shpresonin se marrëveshja do të arrihej gjatë ditës së sotme në mënyrë që Kongresi ta miratojë legjislacionin deri të premten, kur kalon afati i marrëveshjes federale për financim.
Arsye për mosmarrëveshje mbeten fondet për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe mënyra se si duhet të trajtohen imigrantët që nuk kanë dokumente.
Mbyllja e kaluar e qeverisë kishte zgjatur 35 ditë dhe ishte mbyllja më e gjatë në histori të Shteteve të Bashkuara. Qindra mijëra punëtorë të sektorit publik ishin detyruar të pushojnë, ndërsa një pjesë e punëtorëve të shërbimeve emergjente, siç janë kujdesi shëndetësor, kontrolli i trafikut ajror dhe zbatimi i ligjit, kishin punuar pa paga.
Raportohet se pjesëmarrësit e negociatave do të takohen edhe një herë gjatë ditës së sotme, ndonëse nuk është e qartë se cilat mënyra.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...