Shefi i agjencisë pakistaneze për inteligjencë, gjeneral lejtnant Faiz Hameed, arriti të shtunën në Kabul. Nuk dihet agjenda e tij, por një zyrtar pakistanez ka thënë se ai mund t’i ndihmojë talibanët për ta riorganizuar ushtrinë.
Uashingtoni ka akuzuar Pakistanin dhe agjencinë e tij të inteligjencës, ISI, për përkrahje të talibanëve në luftën kundër qeverisë së përkrahur nga ShBA-ja, ndonëse Islamabadi i ka mohuar këto akuza. Pasi militantët e morën në kontroll kryeqytetin Kabul, analistët kanë thënë se roli i Pakistanit në Afganistan do të fuqizohet edhe më shumë.
Sidoqoftë, Qeveria e Pakistanit ka thënë se ndikimi i tij ndaj talibanëve është dobësuar, sidomos pasi atyre iu rrit vetëbesimi, pasi Uashingtoni njoftoi për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani.
Një burim i talibanëve tha se njoftimi për kabinetin e ri qeveritar do të shtyhet për javën e ardhshme, ndonëse më herët është raportuar se shef i qeverisë së re do të emërohet së shpejti bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar.
Ndryshe, ambasadori i Katarit në Afganistan tha se një ekip teknik ka arritur që ta rihapë aeroportin e Kabulit për të pranuar ndihma dhe për rifillimin e fluturimeve brenda vendit. /reuters
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...