Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se deri në 3,000 ushtarë ukrainas kanë vdekur dhe rreth 10,000 janë lënduar që nga fillimi i pushtimit.
Në një intervistë për CNN, ai ka dhënë përditësimin për vdekjen e ushtarëve ukrainas, ku edhe ka paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm bërthamor rus, transmeton portal arbresh.info
Një muaj më parë, Zelensky vlerësoi se rreth 1,300 trupa ukrainase kishin vdekur. Por në të dyja rastet, ai pretendoi se shumë më tepër ushtarë rusë ishin vrarë.
Të dyja palët në konflikt kanë bërë pretendime të shpeshta për viktimat që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit – zakonisht shumë më të larta se sa është numri zyrtar i kundërshtarit të tyre./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...