Deputeti ukrainas në Këshillin e Evropës, Oleksandr Merezhko, gjatë një diskutimi në Asamblenë Parlamentare, për sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë, ka thënë se ia kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë.
“Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2014. Stili i përfshirjes duket i njohur, sikur dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Putinit”, ka deklaruar ai, teksa ka thënë se Rusia po tenton të nisë një luftë tjetër në Ballkan.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan, po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga pushtimi në Ukrainë”, tha ai, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, Serbia e ka përdorur si mjet politik çështjen e komunitetit serb në Kosovë për të nisur diçka më të madhe.
“Çdo shtet ballkanik, duke përfshirë edhe ata të krijuar si rezultat i një gjenocidi të kryer kundër tyre, meritojnë të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndërhyrjet e jashtme. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, ka deklaruar ai në KiE.
Për t’u bërë Serbia anëtare e Bashkimit Evropian, Merezhko tha se duhet plotësuar disa kushte.
“Besoj se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm nëse shkëputet nga e kaluara e saj, do ta njohë Kosovën de-jure dhe do t’i bashkohet BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusi”.
“Nuk besoj se Vuçiq ka ndonjë iluzion për mundësinë e vendosjes së kontrollit mbi Kosovën. Mua më duket si një lojë politike. Vuçiq po përdor çështjen e njohjes së Kosovës si levë në këtë lojë”, tha ai.
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...