Deputeti grek në Parlamentin Evropian (PE), Ioannis Lagos, në sesionin parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë, grisi flamurin e Turqisë.
Në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së në Bruksel të titulluar “Gjendja humanitare në ishujt grekë”, u trajtua gjendja e refugjatëve në rajon.
“Nuk dëgjojmë nga askush këtu të flasë në lidhje me gjendjen e shtetasve grekë. Të gjithë flasin për refugjatët, çka do të ndodhë me të drejtat e shtetasve grekë?”, reagoi Lagos, ish-anëtar i partisë greke të së djathtës ekstreme, Agimi i Artë, aktualisht deputet i pavarur i PE-së, shkruan Anadoly Agency.
Ai tha se 70 për qind të shtetasve grekë janë kundër migrimit të paligjshëm, duke pretenduar se populli i vendit është duke pësuar sulme nga migrantët.
“Nga ana tjetër është edhe Turqia, bën çdo gjë që dëshiron. Në vendin tonë vijnë migrantë në masë të madhe. Ja flamuri turk. Çka bëhet me të, griset dhe hidhet. Duhet t’i japim fund kësaj”, tha Lagos dhe grisi flamurin turk prej letre.
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...