Deputeti britanik Tom Tugendhat tha se është “thellësisht i shqetësuar” kur dëgjoi për vdekjen e një ish-oficeri të zbulimit në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vërejtjet e Tom Tugendhat, kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme të Britanisë, erdhën një ditë pasi ish-oficeri i MI6 James Gustaf Edward Le Mesurier u gjet i vdekur në qarkun Beyoğlu të Stambollit të hënën.
“Puna e tij heroike në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Siri për fat të keq i krijoi atij shumë armiq, kurse zyrtarët rusë shpesh e akuzojnë atë për lidhje me organizatat terroriste”, u citua të ketë thënë Tugendhat nga Financial Times.
Sipas të përditshmes britanike, ai ka shtuar se zyrtarët britanikë duhet të jenë pjesë e çdo hetimi.
Le Mesurier gjithashtu ishte themeluesi i agjencisë siriane të mbrojtjes civile, Helmetat e Bardha.
Zyra e Jashtme e Britanisë tha se është “thellësisht e pikëlluar” nga vdekja e Le Mesurier.
Rusia ka akuzuar prej kohësh Helmetat e Bardha, emri joformal i grupit të njohur si Mbrojtja Civile Siriane, se janë një projekt i shërbimeve të inteligjencës perëndimore për të minuar regjimin e aleatit të saj Bashar al-Asad në Siri, tha Financial Times.
“Shërbimet e inteligjencës kanë paralajmëruar kundër njollosjes së vazhdueshme ruse ndaj Le Mesurier mbi mbështetjen e tij për grupin e shpëtimit”, shkroi nga ana tjetër The Telegraf.
Duke cituar një ekspert sirian anonim, e përditshmja tha se Le Mesurier ishte përballur me “presion të paimagjinueshëm dhe targetim”.
Trupi i Le Mesurier u gjet në rrethin Beyoğlu në orët e para të së hënës nga kalimtarët të cilët po shkonin në xhami për namazin e sabahut.
Policia dhe paramedikët arritën në vendin e ngjarjes menjëherë pasi morën thirrjen dhe fillimisht nuk gjetën asgjë në posedim të tij për ta identifikuar, ndërsa më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Le Mesurier.
Teksa policia dyshon se shkaku i vdekjes ishte rrëzimi nga lartësia, hetimet janë ende në vazhdim.
Gruaja e Le Mesurier në deklaratën e saj tha se burri i saj kohët e fundit kishte filluar të merrte ilaçe për gjumë dhe medikamente psikiatrike për shkak të çrregullimit nga stresi, ndërkohë që incidenti ndodhi herët në mëngjes teksa ajo ishte duke fjetur.
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Trump për NYT pas kapjes së Maduros: Organizuam një operacio...
Haradinaj: Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë komb...
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...