Për herë të parë Londra ka tejkaluar New York sa i takon numrit të vrasjeve dhe për të kuptuar këtë “boom” të krimit një ligjvënës britanik e ka gjetur fajtorin.
Deputeti David Lammy, i pyetur nga BBC se kush qëndron pas vrasjeve të shumta në kryeqytetin britanik drejton kryesisht gishtin nga mafia ruse, por përmend në fjalën e tij edhe shqiptarët.
“Nga deklaratat e policisë di që janë disa grupe të mëdha mafioze nga Evropa Lindore. Shqiptarët për shembull, trafikojnë njerëz, trafikojnë drogë, trafikojnë armë”, u shpreh ai, transmeton Tch.
Deputeti britanik u shpreh se policia nuk i ka burimet e nevojshme për t’u përballur me këto banda dhe fajësoi për këtë edhe politikanët.
“Ne s’po bëjmë asgjë! E kemi lënë pas dore këtë pjesë për vite me radhë dhe tani po vuajmë pasojat”, shtoi ai.
Nga fillimi i vitit në kryeqytetin britanik janë shënuar 30 vrasje.
Vetëm mes 14 dhe 20 marsit kanë humbur jetën të paktën 8 persona, të gjithë nën moshën 30-vjeçare. Rreziku i vjedhjeve në banesa është 6 herë më i lartë se sa në New York.
Autoritetet lokale po përpiqen të sigurojnë banorët duke theksuar se qyteti mbetet një prej më të sigurtëve në botë. Policia e kryeqytetit njoftoi mobilizimin e 100 efektivëve të tjerë për t’u përballur me krimet. Ndërkaq në New York është shënuar një reduktim i akteve kriminale. Në 20 vitet e fundit, vrasjet janë ulur nga 2 mijë në 230 në vit.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...