Të paktën 22 shtetas amerikanë kanë vdekur nga sulmet në Izrael, ka bërë me dije një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkruan CNN.
“Në shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, është shprehur zyrtari amerikan.
Ndërkohë i dërguari i posaçëm për çështjet e pengjeve, Steve Gillen po udhëton me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken për në Izrael.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit prania e Gillen në udhëtim vjen ndërsa SHBA po punon për të siguruar lirimin e shtetasve amerikanë.
Blinken u ka kërkuar vendeve partnere që të nxisin grupin terrorist që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet. /abcnews.al/
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë