Pas lajmit nga Moska, ka reaguar presidenti francez Emmanuel Macron që ka thirrur takim Këshillin Nacional për Siguri.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar që BE-së do t’i vë sanskione Rusisë nëse Moska sulmon Ukrainën apo njeh pavarësinë e rajonit Donjeck dhe Lugansk, transmeton Telegrafi.
Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, menjëherë pas njoftimit të Kremlinit ku është paralajmëruar se Putin do të njoh pavarësinë e dy rajoneve që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.
Vladimir Putin pretendon se gjatë bisedave telefonik të bëra me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, i ka njoftuar se planifikon të njoh pavarësinë e dy rajoneve në lindje të Ukrainës.
Madje ishin pikërisht Macron dhe Shcolz, që janë shprehur të zhgënjyer me qëllimin e Putinit që të njeh dy rajone të aneksuara që gjenden në territorin e Ukrainës.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...