Në Departamentin Amerikan të Shtetit do të shkarkohen nga detyra më shumë se 1 mijë e 300 punonjës, në përputhje me planin e riorganizimit të administratës Trump, i cili sipas kritikëve mund të dëmtojë lidershipin global të SHBA-së dhe përpjekjet për t’iu kundërvënë kërcënimeve jashtë vendit.
“Departamenti ka filluar të dërgojë njoftime për pushim nga puna për 1 mije e 107 nëpunës civilë dhe 246 oficerë të shërbimit të jashtëm me detyra në SHBA”, sipas një zyrtari të lartë të departamentit, i cili foli në kushte anonimiteti, shkruan “Ëashington Post”.
“Zyrtarët e shërbimit të jashtëm të prekur, do të vendosen menjëherë në leje administrative për 120 ditë, pas së cilës ata do të humbasin zyrtarisht vendet e tyre të punës. Shkurtimet e numrit të punonjësve janë përshtatur me kujdes duke prekur funksionet jo-thelbësore, zyrat e dyfishta ose të tepërta”, thuhet në njoftimin e brendshëm.
Plani i riorganizimit u vlerësua nga presidenti Donald Trump, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe aleatët e tyre republikanë. Kurse shkurtimet janë kritikuar ashpër nga diplomatët aktualë dhe ish-diplomatë të cilët thonë se ato do të dobësojnë ndikimin e SHBA-së dhe aftësinë për t’u përballur me kërcënimet ekzistuese dhe të reja jashtë vendit.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata