Dronë të paidentifikuar janë parë pranë instalimeve ushtarake në Danimarkë gjatë natës, thanë Forcat e Armatosura më 27 shtator.
Ky njoftim vjen pasi disa inkursione afër aeroporteve dhe instrastrukturës kritike janë regjistruar gjatë kësaj jave në Danimarkë.
“Mbrojtja daneze mund të konfirmojë se dronët u panë në disa lokacione të mbrojtjes së Danimarkës mbrëmë. Disa kapacitete të mbrojtjes u dislokuan”, tha një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Danimarkës.
Ushtria daneze nuk specifikoi se ku saktësisht u detektuan dronët.Policia tha se kishte parë dronë pranë bazës ajrore Karup, në perëndim të Danimarkës, raportoi agjencia e lajmeve Ritzau.
Ndërkaq, policia norvegjeze tha të shtunën se po heton lëvizjen e mundshme të dronëve pranë bazës ajrore Oerland, që është baza kryesore për avionët luftarakë F-35 të Novergjisë.
“Rojet në bazë kanë bërë disa vëzhgime në perimetrin jashtë bazës mëngjesin e së shtunës”, thanë Forcat e Armatosura të Norvegjisë për agjencinë Reuters.
Aeroporti në Kopenhagë u mbyll për disa orë të hënën pasi disa dronë u panë në hapësirën ajrore. Pesë aeroporte të tjera, civile dhe ushtarake, po ashtu u mbyllën përkohësisht në ditët pasuese.
Autoritetet daneze i ka quajtur inkursionet sulme hibride dhe kryeministri, Mette Frederiksen, ka thënë më herët gjatë kësaj jave se ishin “sulmet më serioze ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më tani”.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...