Guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, François Villeroy de Galhau tha se propozimi i kandidates për presidente Marine Le Pen që Franca të dalë nga euro dhe të kthehet në monedhën e saj të vjetër, mund t’i kushtojë vendit më shumë se 30 miliardë euro në vit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Villeroy de Galhau i ftuar në Radio France-Inter fuqishëm mbrojti monedhën e përbashkët evropiane, dhe paralajmëroi votuesit që të mos besojnë në premtimet nacionaliste të Le Pen për forcimin e fuqisë blerëse nëse francezët braktisin monedhën e përbashkët.Villeroy de Galhau vlerësoi se braktisja e euro-s do të shkaktonte inflacion të lartë dhe do të kishte pasoja shkatërruese në kursimet e individëve.
Njeriu i parë i Bankës Qendrore të Francës tha se një vendim i tillë do ta zhyste Francën në borxhe për më shumë se 30 miliardë euro në vit, e cila përafërsisht është e barabartë sa i gjithë buxheti i mbrojtjes të Francës. Kreu i ekstremit të djathtë francez të Frontit Kombëtar Marine Le Pen, në fillim të muajit shkurt ka nisur fushatën për zgjedhjet presidenciale në Francë dhe si pjesë e premtimeve parazgjedhore ka propozuar braktisjen e Eurozonës, NATO-s dhe në Bashkimin Evropian, uljen e moshës për pensionim dhe qëndrim të rreptë ndaj emigrantëve.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...