Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të bëjë 500 milionë teste të shpejta për Covid-19 të cilat do të jenë falas, pas rritjeve të rasteve me variantin Omicron.
Bideni do të ketë një adresim më vonë, ku pritet të këshillojë popullin amerikan që ta ruajnë veten dhe të tjerët, derisa sezoni i festave ka filluar.
“Do të ketë më shumë vaksina dhe më shumë mbështetje për spitalet, por nuk do të ketë nevojë për bllokim të vendit”, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.
Edhe pse 73% e amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-it, administrata mbetet e shqetësuar për ata që nuk janë vaksinuar.
Omicron është bërë varianti dominues i COVID-19 në SHBA, duke përbërë gati tre të katërtat e të gjitha rasteve të reja, shkruan BBC, raporton arbresh.info
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”